LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha: Sot kemi paguar 377.7 milion denarë në llogari të 8.780 bujqëve

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha sot ka njoftuar se në llogari të bujqëve janë paguar gjithsej 377.7 milion denarë në llogari të bujqëve.
Ky veprim i Hoxhës nënkupton se ministria e buqësisë përfundimisht ka njeriun e duhur.
Agjencia për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural së bashku me Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në llogaritë e 8.780 personave kanë paguar gjithsej 377.7 milion denarë, mjete këto të lëshuara nga masa “Covid 19” për rrushin e blerë për industrinë e verës.
Me këtë paketë është siguruar gjithashtu edhe mbështetja prej 30% për shpenzimet e transportit të bëra për verën e eksportuar në shishe dhe 20% për shpenzimet e transportit për verën e eksportuar me shumicë. Gjithashtu janë paguar edhe mjetet e dedikuara për mbështetjen e rrushit të verës të eksportuar.
Me këtë pagesë, Qeveria përmbushi premtimin e saj, se deri në fund të këtij viti, do të paguhen mjetet e siguruara përmes masave ndërhyrëse për shpëtimin e vreshtarisë dhe industrisë së verës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close