LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha në Resnjë, 65,000 euro përmes programit IPARD për fermerët e kësaj ane

Në Resnjë, në qytetin tim të lindjes, sot pata nderin dhe kënaqësinë që së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikica Baçovski dhe Kryetarin e Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski, të ndajmë solemnisht kontratat për furnizim me mekanizëm bashkangjitës bujqësor për shtatë fermerëve të suksesshëm nga rajoni i Resnjës.
Fondet për këtë janë siguruar përmes Programit IPARD. Vlera e prokurimit është 65,000 euro. Kostot e pranueshme të investimeve për prokurimin e amortizuesëve, kosave, thikave për makinat bluarëse, frezave, platformave me ngritje hidraulike, rimorkio me agrobar, kuti eko për ruajtjen e frutave, grumbullues elektrik dhe mekanizma të tjetë që ua lehtësojnë dhe modernizojnë prodhimi fermerëve.
Ky është vetëm fillimi i mbështetjes që shteti po u jep fermerëve, drejt arritjes së qëllimit, e që është Politika e Përbashkët Bujqësore Evropiane, ku mbështetja për agro-kompleksin është në qindra miliona euro. Nga dita në ditë ne jemi duke ecur në mënyrë stabile drejt arritjes së madhe për bujqësi vendore moderne me prodhime konkurruees që aspirojnë BE-në.

Related Articles

Back to top button
Close
Close