LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha nderon gratë e punësuara në dikasterin e tij (FOTO)

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha ka nderuar të punësuarat e kësaj ministrie për nderë të ditës së gruas.
“Dita e sotme le t’i kushtohet luftës për të drejtat e grave, e cila filloi shumë kohë më parë. Sot qëndrojmë bashkë me ta në këtë rrugë, luftojmë kundër të gjitha sfidave, po i përmirësojmë kushtet socio-ekonomike dhe së bashku zhvillojmë beteja për barazi gjinore.”  ka shkruar ministri Hoxha në profilin e tij në FB përcjell TOP24.
“Ne jetojmë në një shoqëri moderne dhe së bashku po e ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. Falënderoj të gjitha gratë e punësuara në MBPEU për përkushtimin, përgjegjësinë dhe entuziazmin e tyre, që së bashku, të drejtojmë sektorin e bujqësisë drejt zhvillimit si një ekip.
Gëzuar 8 Marsin!”, ka shkruar Hoxha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close