
Ministri i shëndetsisë Fatmir Mexhiti sot në ditën e 7 Marsit ka pritur në takim mësimdhënësit e tij nga shkolla e mesme, shkruan Top24
“Sot u riktheva në ditët më të bukura të jetës time, takova njerëzit më të dashur që na dhanë thesarin më të shtrenjtë, dijen dhe edukatën.
Sot në Ditën e Mësuesit, kisha nderin të pres kujdestarin e klasës nga shkolla e mesme, Prof. Gafur Musliu dhe zonjën e tij, arsimtaren Pembe Musliu.
Çifti i parë i arsimtarëve në rajonin e Gostivarit, veteranë të arsimit që arsimuan dhe edukuan gjenerata të tëra, për të cilët ndihen krenarë.
I dashur kujdestar, të dashur mësues dhe profesorë, ju që tani po mësoni e edukoni fëmijët tanë dhe brezat e rinjë, me përulësi dhe mirënjohje, Urime 7 Marsin!”



