

Shkaku i shqetësimeve që u ngritën në disa media rreth asaj se a duhet të vetizolohem pas publikimit të lajmit se ministri i MPB-së Oliver Spasovski rezultoi pozitiv në testin për COVID-19, ju informoj të gjithëve se sapo mora rezultatin nga testi i realizuar sot në mëngjes dhe i njëjti rezultoi NEGATIV. Kolegut tonë, Oliver Spasovski i uroj shërim të shpejtë, ndërsa të gjithë qytetarëve u apeloj që të respektojnë rekomandimet shëndetësore të institucioneve përkatëse



