LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Aliu zbaton obligimin ligjor të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare:Provimi për punësim në administratë shtetërore tani edhe në gjuhën shqipe

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu e ka nisur ditën me një lajm të mirë për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut,shkruan Top24

Për herë të parë edhe në gjuhën shqipe pyetjet për pjesën profesionale të provimit për nëpunës administrativ dhe pyetjet për pjesën teorike dhe praktike të provimit për menaxhim administrativ janë të disponueshme në web-faqen e MShIA-së dhe AA-së.

Me anë të një pres-konference, ministri Aliu deklaroi se tani më qytetarët shqiptarë do të mund të ushtrojnë një të drejtë tjetër ligjore në vendin e tyre, të përgatiten dhe të japin të dy provimet e ofruara nga Ligji per nëpunësit administrativ, në gjuhën shqipe.

“Sot jam shumë i lehtësuar për hir të së vërtetës, sepse dal përpara jush për të ju informuar se tani e tutje qytetarët shqiptarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mund të ushtrojnë një të drejtë tjetër ligjore në vendin e tyre.

LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE thotë (Një gjuhë tjetër e folur nga të paktën 20% e qytetarëve (gjuha shqipe) është gjithashtu gjuhë zyrtare.

Me përdorimin e gjuhës amtare në provimin e administrates do të siguroj që qytetaret të kuptojnë plotësisht pyetjet dhe informacionin e dhënë në provim, duke përmirësuar mundësin e tyre për t’i përgjigjur në mënyre të saktë” tha ministri Aliu.

Ministri Azir Aliu gjatë konferencës gjithashtu deklaroi se Përkthimi i pyetjeve në gjuhën shqipe i cili u realizua per një kohë të shkurtër ishte prioritetit i tij kryesorë.

“Provimi i administratës publike edhe në gjuhën shqipe është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të përdorimit te gjuhës shqipe në institucionet publike ku do të ndihmojë në përmirësimin e qasjes dhe mundësive për punë në administratën publike për komunitetin shqiptar ne vend. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt multikulturalizmit dhe diversitetit të respektuar” përfundoi Aliu.

Të gjitha këto aktivitete, në thelb mbartin angazhimin e ministrit Aliu për të ofruar masa dhe kritere ligjore sistematike dhe formale që do të garantojnë administratë dhe institucione funksionale, profesionale, gjitheperfshirese, të përgjegjshme dhe efikase, në të cilat qytetarët do të kenë besim të plotë.

“Mundësine e realizimit të së drejtës ligjore, që qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të mund të marrin një vend punë dhe të promovohen në administratë, në përshtypje të parë është e çuditshme të thuash se është një hap kolosal për një vlerë dhe nevojë bazike për qytetaret tanë, por nga ana tjetër ky është një nga elementet që mungoi për afro 2 dekada në shtetit tonë, dhe pikërisht për këtë e them me krenari që ne tashmë e bëmë realitet” përfundoi Azir Aliu. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close