LajmeSport

Milanit si dalin llogaritë për angazhimin e Zanilos dhe Zijeçit

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milani është më se vigjilentë ndaj Hakim Zijeçit , i cili po largohet nga Çellsi. Por nëse ka kërkesa të mëdha nga Roma për sulmuesin Nikolo Zanilo, në dyshim të njëjtët vihet edhe marokeni. Çellsi është i hapur ta lërë lojtarin maroken të largohet në formë huazimi, por për ta blerë pastaj atë do të duhej një shumë e konsiderueshme. Ashtu si edhe për pagën, mbi 6 milionë euro. Milani mund të përfitojë nga Dekreti i Rritjes, por duhet të blejë Zijeçin, problemi i të cilit është pikënisja, pra kërkesat e rënda të klubit anglez. Si për Zijeçin, ashtu edhe për Zaniolo, Milani është në vështirësi.

Roma ka marrë një ofertë shumë të rëndësishme nga Burnemouti për Nikolo Zaniolo: 25 milionë, plus 10 në formë bonusesh, shto këtu 10% për rishitjen e ardhshme. Megjithatë, Nicolo nuk dha miratimin e tij për negociatat. Ai zgjodhi Milanin, me të cilin ka një marrëveshje prej 3.5 milionë euro në vit.

Sidoqoftë, për të dhënë dritën jeshile, “Friedkins” kërkojnë nga “kuqezinjtë” një ofertë që (të paktën) është e barabartë me atë të anglezëve. Ndryshe, Nikolo do të mbetet në Romë, me rrezik që të mos luajë më deri në fund të sezonit. Prandaj Maldini dhe Massara janë në hall.

Pronësia e “kuqezinjve” nuk është e gatshme të japë një ekstra-buxhet për lojtarin verdhekuq, ndaj menaxherët e “Djallit” nuk mund të shkojnë përtej huazimit të rëndë, me shpagim të kushtëzuar qershorin e ardhshëm. Zaniolo, në orët e ardhshme do të duhet të vendosë se çfarë do të bëjë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close