LajmeRajonTopLajm

Milaim Zeka akuzon Tomë Gashin: Zyrtarët e Speciales nuk thanë që dosjet kanë rrjedhur nga Haga

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka po çuditet se pse Organizata e Veteranëve të Luftës vendosi që ta angazhojë Tomë Gashin si avokat të saj.

Me anë të një postimi në Facebook, Zeka ka përshkruar momentin e debatit mes zyrtarëve të Speciales dhe atyre të OVL-së, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se debati që bëhej aty, ishte në atë formë sikurse të ishin ata personat që do të zhbënin Specialen.

“Skandali dhe loja me dosje doli akoma me keq i menagjuar dje, kur zyrtaret e Prokurorise Speciale kishin ardhur per t’i marre ato. Une kam qendruar per rreth 30 minuta ne takim, dhe sinqerisht me ka ardhure teper keq per menyren e dialogut se si eshte zhvilluar. Perfaqesuesit e OVL flisnin me hetuesit, sikur ata te ishin personat te cilet e zhbenin Gjykaten. Pastaj u tha “qe nuk do te dorezoheshin materialet pa prezencen e organeve shteterore te Kosoves, dhe avokatit”! Dihet qe avokat i kesaj Organizate eshte Gafurr Elshani, ish i burgosur dhe i perndjekur politik, dhe njeherit njeri nga themeluesit e UÇK se”, ka shkruar ai.

Zeka thotë madje se Tomë Gashi shtrembëroi faktet, duke thënë se materialet kanë rrjedhur nga Haga.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk është e vërtetë, dhe se zyrtarët e Speciales kanë thënë se po e hetojnë rastin.

“Tomqe rrejti edhe mbrame kur tha qe “gjoja dosjet nuk mi kane dhane”. Une eshte e vertete qe nuk i kam marre, po nuk kam menduar qe dosje aqe senzitive trajtohet sikur me kane krunde qe ua qesin lopeve”, tha Zeka.

Related Articles

Back to top button
Close
Close