BotaLajmeTopLajm

Mijëra gjermanë protestojnë kundër masave kufizuese të pandemisë

Mijëra njerëz në kryeqytetin gjerman dolën në protestë kundër kufizimeve të koronavirusit. Demonstruesit ankohen se masat e ndërmarra nga qeveria, përfshirë edhe mbajtjen e maskave, shkelin të drejtat dhe liritë e tyre.

Gjermania është prekur më pak nga pandemia sesa disa vende evropiane, por rastet kanë filluar të rriten përsëri.

Në 24 orë numri i të infektuarve shkoi mbi 900, ndërsa 7 persona humben jetën.

Mediat vendase bëjnë me dije se të paktën 15 mijë persona po marrin pjesë në protestat, me sloganin “Dita e Lirisë”.

Protestuesit mbajtën pankarta “Corona, alarm i rremë”, “Po na detyrojnë të mbajmë maskë”. Mes protestuesve ka pjesëtarë të ekstremit të djathtë, ashtu edhe mbështetës së teorive të konspiracionit që nuk besojnë në ekzistencën e Covid-19. Megjithatë shumica, sipas gazetarëve që kanë ndjekur këtë miting janë protestues që thjeshtë kundërshtojnë qasjen e qeverisë ndaj pandemisë.

Në revoltën e  tyre ka fraza te tilla si: “Kërkesa jonë është të kthehemi në demokraci. Larg këtyre ligjeve që na janë imponuar, ​me maska ​​ na bëjnë skllevër”.

Kufizimet në Gjermani përfshijnë vendosjen e  maskave në dyqane  dhe ne  transportin publik, rregulla të distancimit fizik dhe respektim i higjienës qe zbatohet në të gjithë vendin. Testi i detyrueshëm është futur për pushuesit që kthehen nga zonat me rrezik të lartë. Gjermania ka pasur më shumë se 210 mije raste të koronavirusit dhe mbi 9 mije vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close