LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: VMRO, ZNAM dhe VLEN do të ketë lista të veta, por duhet ta përkrahim njëra-tjetrën për kandidatë për kryetarë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka zbuluar se partitë e koalicionit qeverisës do të ketë listat e veta të bartësve të këshilltarëve, ndërkaq siç tha ai, sipas tij, VMRO, ZNAM dhe VLEN duhet ta mbështesin njëra – tjetrën për kandidatët për kryetarë komunash, njofton Top24.mk

Diku, pas pushimit veror do të kemi edhe njoftim zyrtar, kumtesë deri te publiku. Pres që Qeveria të jetë, ndërmjet 5 dhe 15 gushtit në pushim vjetor. Këto dhjetë ditë. Kështu që analizat në atë periudhë do të zgjasin dhe menjëherë, pas 15 gushtit, ja të themi, në gjysmën e dytë të gushtit dhe kjo të zyrtarizohet.
Në ndërkohë, bisedimet i përfundojmë me koalicionin tonë, me partitë politike potenciale, partnerët tanë të ardhshëm të koalicionit. Tani e bëjmë këtë analizë. Pres që deri në gjysmën e parë të gushtit ta mbyllim si temë dhe pas kësaj mund të dalim me atë çfarë thuhet, mbështetje për kryetarët komunalë, sepse është e qartë që partnerët e koalicionit do të kenë listat e veta të bartësve të këshilltarëve. Koalicioni të cilin e udhëheq VMRO-DPMNE, Partia politike ZNAM dhe koalicioni VLEN, do të kenë listat e tyre të bartësve. Është logjike që në disa komuna, unë do të thoja në të gjitha komunat të mbështetemi njëri me tjetrin në pjesën e kryetarëve të komunave, sepse jemi koalicion qeverisës”, tha Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close