LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: Unë propozova Afrim Gashi të bëhet kryeministër, por BDI dhe LSDM refuzuan

Lideri i opozites maqedonase Hristjan Mickovski i cilësoi si fyese komentet e kryeministrit Edi Rama në samitin e fundit rajonal të Selanikut, ku e prezantoi shefin e qeverisë së Shkupit, si kryeministër të Bullgarisë Perëndimore.

“Jemi mjaft të acaruar si maqedonas dhe gjëja e fundit që prisnim nga një fqinj i mirë, mënyra se si sillet Rama, publikisht, ishte pikërisht kjo batutë dhe thashë, pavarësisht nga përkatësia e çdo kujt, askush nuk duhet të thotë një fyerje të tillë”.

Lideri i opozites maqedonase nuk u shpreh i qarte rreth projektit të ‘Ballkanit të Hapur’, por nga ana tjetër tha se vendi i tij duhet të mbështetet tek Pocesi i Berlinit.

“Së pari duhet të shohim se cili është synimi i këtij procesi dhe më pas do të vendosim për opozitën tonë. Deri më tani ne nuk e dimë thelbin, substancën e kësaj iniciative … por sigurisht që jemi pjesë e ‘Procesit të Berlinit’ sepse të gjitha vendet e Ballkanit janë pjesë e ‘Procesit te Berlinit’.

Kryetari i VMRO-DMPNE u pyet edhe për bashkëqeverisjen me shqiptarët dhe mundësitë që një ditë vendi i tij të ketë një kryeministër shqiptar. Deklaratat e Mickovskit ishin të papritura rreth kësaj çështje.

“Unë kam propozuar që një shqiptar të jetë Kryeministër. Unë i kam ofruar zotit Afrim Gashi që të bëhet Kryeministër në një konferencë publike. Asokohe social demokratët dhe BDI vendosën që ta hedhin poshtë propozimin tim dhe çështja kryesore nuk është a pranojmë ne apo jo por përse social demokratët e kundërshtuan propozimin tim? Ndoshta ngaqë Afrim Gashi nuk është pjesë e BDI-së dhe sipas Ali Ahmetit dhe politikanëve të tjerë BDI ka të drejtë të privatizojë interesat e shqiptarëve në vend. Bëni mirë që këto pyetje t’i bëni në një mënyrë tjetër. Përse BDI dhe social demokratët nuk pranuan propozimin tim që Afrim Gashi të bëhej kryeministër?!”

Shefi i opozitës maqedonase hodhi dritë edhe mbi prapaskenat që shoqëruan arratisjen e bujshme nga vendi të ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.

“Unë besoj se përgjigjja e duhur për pyetjen tuaj është se: Kush e la të ikte? Unë nuk kam qenë kryeministër kur qeveriste Gruevski, ka qenë dikush tjetër dhe ky është Ministri i Punëve të Brendshme. Kështu, përgjigjja ndaj pyetjes duhet të jepet nga dikush tjetër. Përsa i përket mendimit tim personal, askush nuk mund t’ia mbathë nga drejtësia”.

Mickovski u ndal edhe tek problemet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut duke deklaruar se ajo është e kapur nga politika.

Related Articles

Back to top button
Close
Close