LajmeMaqedoni

Mickoski sulmon Filipçen në Kuvend: “Kur qytetarët t’ju shohin pas hekurave, do të besojnë se drejtësia ka ardhur”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë seancës së sotme parlamentare, iu përgjigj kreut të opozitës, Venko Filipçe, me akuza të ashpra lidhur me funksionimin e drejtësisë dhe përgjegjësinë e ish-funksionarëve të pushtetit të kaluar.

Duke komentuar deklaratën e Filipçes se një në tre qytetarë planifikon të largohet nga vendi, Mickoski tha se arsyeja kryesore nuk është mungesa e perspektivës, por humbja e besimit te drejtësia dhe institucionet.

“Shtetasit janë të zhgënjyer sepse ju shohin duke shijuar jetën në Dubai dhe në jahte, ndërsa nuk mbani përgjegjësi për veprimet tuaja. Kur qytetarët t’ju shohin pas hekurave, atëherë do të besojnë se drejtësia ka ardhur”, deklaroi Mickoski nga foltorja e Kuvendit.

Ai shtoi se ndjen përgjegjësi për faktin që, sipas tij, edhe pas dy vitesh në pushtet nuk ka pasur ende epilog për disa raste që lidhen me ish-zyrtarë të qeverisë së kaluar.

“Pranoj se jam fajtor që pas dy vitesh ju ende shijoni jahte dhe koncerte, në vend që të jepni llogari para drejtësisë. Por ju premtoj qytetarëve se nuk do t’i zhgënjejmë më”, theksoi Mickoski.

Përplasja mes kryeministrit dhe liderit të opozitës shënoi një nga debatet më të ashpra në Kuvend, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme politike mes pushtetit dhe opozitës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close