
Gjatë ditës së djeshme kishim takim të gjatë dhe disaorësh në Komitetin Ekzekutiv të partisë, biseduam për skenarët e mundshëm, parashikuam sjellje të mundshme të pushtetit dhe miratuam vendimin që iniciativa për deklarim me refundim e qytetarëve të jetë prioritet mbi të gjitha prioritetet. Vlerësojmë se nëse pushteti është i mençur dhe nëse me të vërtetë e vlerëson mendimin e qytetarëve sepse ata janë sovrani, sovraniteti buron nga qytetarët dhe do ta respektojnë mendimin e tyre që të mbahet një deklarim i tillë përmes referendumit, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, gjatë vizitës së sotme në Sveti Nikollë duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për vendimin e Këshillit Ekzekutiv për referendum për kornizën negociuese.
Mickoski theksoi se çështja do t’i bëhet e ditur në mënyrë plotësuese publikut, ndërsa periudhën që vijon do të udhëhiqen proceset e konsultimeve me ekspertë të fushës, nga sfera e deklarimit në referendum, e drejta kushtetuese dhe ndërkombëtare që të arrihet një zgjidhje.
Mickoski theksoi se procesi i parë është kontesti bilateral bashkë me protokollin i cili është burim i problemit, i dyti është ndryshimi i Kushtetutës, dhe këtu duhet qytetarët të jenë të sigurt që të kenë besim të plotë në fjalën e dhënë nga ana e grupit parlamentar i koalicionit i kryesuar nga VMRO-DPMNE, ndërsa si plotësim është edhe fjala e lirë në praktikë e disa deputetëve në parlament, ndërsa procesi i tretë i cili varet nga i dyti është prezantimi final ose miratimi publik i kornizës negociuese.
Ai theksoi se për këtë është shumë me rëndësi që qytetarët të kenë mundësi të deklarohen, ndërsa pushteti të tregojë kapacitet demokratik minimal që të pranojë deklarim në referendum sepse ende nuk është vonë që të përmirësohen punët.
Sa i përket çështje së zjarreve, Mickoski i bëri thirrje Qeverisë, që të harrojnë koktejet dhe luksin, por të dërgojnë ekipe në Berovë që të pengohet zjarri, sepse nëse nuk reagon qeveria me kohë dëmi mund të jetë i madh dhe shkatërrues.



