LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski në Budapest për Forumin e Biznesit, në fokus marrëdhënie bilaterale dhe bashkëpunim ekonomik

Avancimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimi ekonomik dhe çështjet aktuale rajonale dhe evropiane do të jenë në fokus të takimit të sotëm në Budapest, ku kryeministri Hristijan Mickoski do të takohet me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán.

Mickoski, i cili sot po qëndron në një vizitë politike-ekonomike në Hungari së bashku me një delegacion qeveritar, pas takimit me Orbanin do të mbajë fjalim në forumin e biznesit në Budapest me titull “Dita e bashkëpunimit afarist mes Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ku pritet të krijohen kontakte të reja dhe të shqyrtohen mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes kompanive hungareze dhe maqedonase.

Në përbërje të delegacionit qeveritar janë edhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikoloski, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi dhe funksionar të tjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close