
I pyetur për propozimin e VMRO-DPMNE-së për katër grupe punuese për të ndihmuar Qeverinë për të dalë nga kriza, e cila u refuzua nga Qeveria, Mickoski tha se i vjen keq që në Qeveri ndonjëherë nuk ka urtësi dhe kapacitet shtetformues kur populli ka nevojë për bashkim.
“Më vjen keq që në LSDM dhe në Qeveri nuk ka urtësi e as kapacitet shtetformues dhe më vjen keq që nuk veprojnë kështu në momentet kur populli ka nevojë për bashkim.Ajo që shohim nga Kovaçevski, por edhe nga të tjerët në Qeveri, por edhe nga LSDM-ja, nuk është gjithçka që i duhet popullit. Unë nuk mund t’i kuptoj ato”, u shpreh Mickoski.
Sipas Mickoskit është e pakuptimt si mundet të fillojnë e mbarojnë ditën duke ditur se shumica e qytetarëve dëshirojnë ta lëshojnë vendin.
Ai shtoi se priste që Kovaçevski kur kishte vendosur që ta refuzonte dorën e shtrirë nga VMRO-DPMNE, në vend që të fshihej pas statuseve në rrjetet sociale, të inkurajohej dhe të dilte në një konferencë për media. Mickoski u shpreh se shumë shpejt kësaj do t’i vijë fundi.



