LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: Kovaçevski i robëruar! Bën tifo me Ahmetin dhe Xhaferin në Çair

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se nuk do të kërkojnë interpelancë ndaj Talat Xhaferit, pasi siç tha “kryeministri Kovaçevski është robëruar”, përcjell TV21. Mickoski e përmendi ngjarjen e djeshme, ku Kovaçevski ishte prezent gjatë festës së FC Shkupit bashkë me Ahmetin dhe Xhaferin.

“Nëse Kovaçevski e sulmon Talat Xhaferin, do të bie Qeveria. Dje e pamë atje në një stadium në Çair si bën tifo në mesin e Ali Ahmetit dhe Talat Xhaferit, të ulur. Kjo mjaftueshëm tregon në çfarë roli është ai njeri dhe pse ne themi që është robëruar”, tha Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close