MaqedoniTopLajm

Mickoski: Jankulloskën e gjykuan pa prova sepse ajo zgjodhi të mos i shërbejë Zaevit

Mickoski: Jankullovska është shënjestër sepse ishte sekretare e përgjithshme e VMRO-së, e gjykuan pa prova sepse zgjodhi të mos i shërbejë Zaevit.

Mafia në pushtet shpenzoi mbi 8 milion euro për vetura zyrtare, ndërsa për furnizim të një automjeti zyrtar të cilin e ka shfrytëzuar pushteti i Zaevit, Gordana Jankullovska do të shkojë në burg.

E gjykuan pa prova sepse nuk lejoi t’i shërbejë Zaevit. Kjo nuk është kurrfarë drejtësie, por mënyrë të hiqet vëmendja e skandaleve të vërteta, krimit dhe mossuksesit të mafisë në pushtet.

Jankullovska ishte sekretare e përgjithshme e VMRO-DPMNE-së dhe këtu shënjestra nuk është Jankullovska, por VMRO-DPMNE.-ja.

Ky vendim i gjykatës është një ditë pas kokës së përgjakur të Palevskit, dhe prejse gjyqësia dhe gjithë prokuroria i lëshoi dhe i ka amnistuar të gjitha skandalet e mafisë.

Dhe mos haroni, Gorde është nënë e një engjulli të vogël, por edhe kjo do të kaloj, ndërsa turpi i Zaevit dhe mafisë për torturën e tillë do të mbetet. Mafia nuk duhet të frikohet nga hakmarrja, por nga drejtësia, edhe ajo një ditë do të vjen.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close