
Kryeministri Hristijan Mickoski sot gjatë deklarimeve të tij publike foli qartë se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është kategori kushtetuese dhe siç tha ai duhet të respektohet.
Mickoksi bëri një krahasim të përfaqësimit adekuat me kategorinë kushtetuese të përdorimit të gjuhës maqedonase ku interpretoi edhe kushtetutën duke thënë se veç gjuhës maqedonase dhe gjuha që e flasin më shumë se 20 përqind e popullatës mund të përdoret në nivel qendror si gjuhë zyrtare.
Por njëkohëisht Mickoski tha se ligji për përfaqësim adekuat do të dergohet në Komisionin e Venecias pasi të kalojë si iniciativë në Qeveri.
Në Kohën kur Mickoski flet për këto gjëra, ai tha sot se do të shkarkojë Drejtorin e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve nëse sipas tij e përsëri tgabimin duke folur në gjuhën shqipe në konferencat për shtyp
Pikrisht në kohën kur Mickoski flet për kategori kushtetuese që prekin interesin e shqiptarëve, Qeveria i hoqi Inspektoratit statusin e Personit Juridik për të tentuar ta fus nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë
“Gati është ligji për Përfaqësim të Drejtë, pritet në seancat e radhës të qeverisë të kalojë, të informohet publiku, pastaj do ta çojmë në komisionin e Venecias për mendim, normalisht do të presim mendim nga Komisioni i Venecias, dhe të shohim, nëse kemi bërë diçka mirë, menjëherë e e lëshojmë në procedurë parlamentare. Shumë kemi pasur kujdes, shumë jemi konsultuar me ekspertë kushtetues, sepse ka parti politike që kur nuk merren me nekrofili, merren me nacionalizëm. Nuk na duhet ndasi tani, kur po përpiqemi që ta bashkojmë shoqërinë. Është kategori kushtetuese dhe duhet të respektohet, njëjtë siç është kategori kushtetuese se gjuhë zyrtare është maqedonishtja dhe shkrimi qirilik, kurse bashkësitë që janë më tepër se 20%, në këtë rast shqiptarët, në nivel qendror mund ta përdorin gjuhën shqipe si gjuhë të tyre, si gjuhë zyrtare”, tha Mickoski.
Ndryshe shumica e ministrive, komunave dhe institucioneve shtetëroe nuk e përfillin gjuhën shqipe jo vetëm në faqet e tyre elektronike por edhe në komunikim me qytetarët.



