LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski dëshmoi për organizatorët e 27 prillit! “Deshta të bëj pak shaka në sallë, situata ishte shumë serioze”

I propozuar nga pala e të akuzuarve, Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së dëshmoi për ngjarjet e 27 prillit. Tha se përmes VMRO-DPMNE-së nuk ka pasur kurrfarë organizimi dhe grumbullim të njerëzve që protestat të bëhen më masive. Pasi doli nga seanca  gjyqësore në deklaratë për mediat tha se ky proces gjyqësor është  i montuar dhe politik, me qëllim që siç tha t’i shkaktohet dëm VMRO-DPMNE-së dhe të kryhet terror ndaj aktivistëve të saj.“Shihet qartë se bëhet fjalë proces serioz të montuar politik, që ka për qëllim t’i sjell dëm VMRO-DPMNE-së. Proces politik që ka për qëllim të kryen terrorizëm politik ndaj aktivistëve dhe anëtarëve të VMRO DPMNE-së dhe proces politik prej të cilit dikush përfitoi e dikush humbi. Unë mendoj se pas 27 prillit  seriozisht humbi VMRO DPMNE, ndërsa menjëherë pas atyre ngjarjeve LSDM dhe Zoran Zaev formuan Qeveri”, deklaroi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski tha se më 27 prill ka ardhur deri para dyerve të Kuvendit, por nuk ka hyrë brenda. Sipas tij VNRI-DPMNE ka qenë partia që ka pësuar nga 27 prilli, ndërsa LSDM ka përfituar. Mes tjerash ai tha se është munduar që të jetë shakaxhi dhe të sjell humor në sallën e gjyqit, sepse atmosfera siç tha ai ka qenë e çuditshme dhe serioze.

“U përpoqa të jem shakaxhi dhe të sillja një dozë humori në sallën e gjyqit, sepse kjo është hera ime e parë që paraqitem në sallë gjyqësore si dëshmitar. Deri më tani nuk kam qenë i pandehur. Atmosferë e çuditshme. U përpoqa të sjell qetësi. Ata janë miqtë e mi dhe edhe nëse nuk jam i hidhëruar me askënd”, tha Hristijan Mickoski , lider i VMRO DPMNE-së. Si organizatorë të 27 prillit të akuzuar janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close