Sport

Mick Schumacher gati të debutojë në Formula 1 që këtë fundjavë në Mugello

Mick Schumacher mund të debutojë në Formulën 1 që këtë fundjavë, pasi mediat gjermane raportojnë se po planifikohet të marrë pjesë në sesionin e parë të provave të lira, në timonin e një makine Alfa Romeo ose një makine Haas.

Djali i legjendës gjermane të formulës 1, Michale Schumacher, aktualisht është pjesë e Ferrari Driver Academy dhe garon në Formulën 2, ku është pretendent për titullin e kamionit të botës, pasi fundjavën që lamë pas triumfoi në Monza.

Këtë fundjavë Formula 1 do të jetë sërish në Itali në garën e Mugellos dhe pikërisht në Toskanë pritet që Mick të marrë vendin e Grosjean ose Magnussen për të kryer pjesën e parë të provave të lira.

Më herët ka qenë skuadra e Alfa Romeos që ka lajmëruar për disa sesione provash testuese me Mick Schumacher në garat e fundit të Formulës 1, pasi po planifikon që sezonin e ardhshëm ta marrë zyrtarisht për të garuar me njëvendëshen italiane që momentalisht ka pjesë të saj edhe Kimi Raikkonen.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close