LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti takon drejtoreshën e ISHSSH, Renata Mladenovska, zotohet se personalisht do të filloj inspektimin e çdo rasti për të cilin ekziston dyshimi më i vogël i dëmtimit të pacientit

Ministri i shëndetsisë, Fatmir Mexhiti sot ka pritur në takim drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor Dr. Renata Mladenovska me të cilën kanë diskutuar rreth rasteve të cilat paraqiten nëpër spitale për neglizhencë dhe moskujdes ndaj pacientëve, ku ministri Mexhiti është zotuar se personalisht do të kujdeset për çdo rast për të cilin ekziston dyshimi më i vogël i dëmtimit të pacientit, shkruan Top24

Personalisht do të filloj inspektimin e çdo rasti për të cilin ekziston dyshimi më i vogël i dëmtimit të pacientit.
✅Këtë mesazh dërgova në takimin e sotëm të punës me Drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor Dr. Renata Mladenovska.
✅Mladenovska informoi se inspektimi i jashtëzakonshëm në SK Manastir ka përfunduar dhe rezultatet e detajuara priten të shpallen së shpejti edhe për opinionin publik, nga ana e ISHSSH-së.
❗Nuk do të lejojmë që të mbeten raste të pazgjidhura, duhet të ketë llogaridhënie kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close