LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti : Sot në LD u ribashkuam me ish shokët tanë nga BDI

Ftesës së Izet Mexhitit për ribashkimin e ish-bashkëpartiakëve të tij iu përgjigjën pozitivisht disa prej figurave më të rëndësishme dhe themeluese të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nga dega e Sarajit.
Me këtë akt, Lëvizja Demokratike ka fituar mbështetje nga individë që kanë luajtur role kyçe në historinë dhe strukturimin e BDI-së. Sipas një deklarate të përbashkët, ky ribashkim dëshmon përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave dhe vizionit për një të ardhme më të mirë.Top24
Njoftimi i plotë :
Të nderuar miq,
Sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne në Lëvizjen Demokratike, pasi shënojmë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë politik. Ribashkimi i shokëve tanë nga radhët e BDI-së në familjen tonë politike është dëshmi e fuqisë së vlerave tona dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen.
Ky bashkim na bën më të fortë dhe na motivon të punojmë me përkushtim për të çuar përpara aspiratat tona për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.
Me kënaqësi mirëpresim në radhët tona emrat e rinj që i bashkohen Lëvizjes Demokratike:
– Zeko Abazi – Themelues i Degës BDI Saraj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës
– Muhamet Hoxha – Anëtar i Degës BDI Saraj, ish-zëdhënës i Qeverisë së RMV
– Jonuz Metushi – Kryetar i Forumit Rinor BDI Saraj
– Atif Shabani – Kryetar i Këshillit Vendor BDI Çajlanë
– Bujamin Shabani – Anëtar i nëndegës Svillare
– Drita Feta – Koordinatore e Forumit të Gruas BDI Saraj
Ftojmë të gjithë ish-shokët tanë bashkëpartiakë që ndajnë të njëjtat ideale për barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm të na bashkohen në këtë rrugëtim. Së bashku, ne mund të bëjmë ndryshimin e nevojshëm.
Gjithmonë më të fuqishëm kur jemi bashkë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close