LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti: “Regjimit 20 vjeçar të BDI-së i erdhi fundi” pjesë e të cilit ishte 18 vite në shumë funksione

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sot ka reagur përmes një postimi rreth takimit të sotëm të frontit për europë në qendrën për kulturë në Tetovë, duke komentuar se regjimit 20 vjeçar të BDI-së i erdhi fundi.

Kujtojmë që Izet Mexhiti karierën politike e filloi në Bashkimin Demokratik për Integrim si një nga njerëzit më të afërt të Ali Ahmetit duke qenë kështu kryetar dege i BDI-së në Çair, kryetar komune dhe deputet.

Por jo vetëm kaq! Izet Mexhiti ishte njeriu kryesor i Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup për gati plot 18 vite dhe për gjithëçka ishte alfa dhe omega në këtë parti duke vendosur për gjithëçka, përfshirë këtu emrimet e drejtorëve punësime dhe shumë të mira të tjera nga forca politike që i jepte Ali Ahmeti, shkruan Top24

Sot pas 20vite, ish nënkryetari i BDI-së bashkëudhëtari i Ali Ahmetit po vjell vrerë ndaj liderit për të cilin thoshte se ai nuk ka problem me kryetarin Ahmeti por që kauza e tij ka të bëj me kuadrot që drejtojnë qeverinë.

Mexhiti në statusin e tij të fundit shkruan se: “Të përjetshmit e BDI-së janë në panik. Rrënimi i regjimit 20 vjeçar do të sjellë edhe llogaridhënie për pasurimin e paligjshëm, për krimin e futur në institucione, do të ketë përgjegjësi për korrupsionin politik, për bizneset e familjeve të tyre.
Prandaj, drama në regji të Ali Ahmetit që po shfaqet sot në Tetovë është vetëm demonstrim frike nga humbja e privilegjeve me të cilat njëherë u pasuruan, e tani po përpiqen t’a mbrojnë pasurinë e krijuar me paratë tona, derisa qytetari i thjeshtë mezi lidh fillimin me fundin e muajit. E kuptoj dëshpërimin e tyre: 20 vite kanë jetuar në llogari të popullit dhe janë pasuruar me paratë e qytetarit! Qëllimin e kanë një: dëshpërimisht të mbrojnë humbjen e pushtetit, kolltuqet dhe bizneset e tyre familjate, qëllim i kamuflluar me patriotizma e folklorizma.”
Por a është Izet Mexhiti njëri nga këta që për 18 vite ishte i përjetshëm dhe në momentin kur duhej të hap rrugë dhe të reflekton ndaj gjeneratave të reja të gjithë ishin të këqij?
A është Izet Mexhiti njëri nga këta të përjetshmit e BDI-së që u pasurua në mënyrë të paligjshme,për krimin e futur në institucione dhe a do të ketë përgjegjësi për korrupsionin politik edhe për liderin e LD-së?
Në statusin e tij më tej Mexhiti shkruan se: “Ne do ta çlirojmë sistemin nga kjo kastë e korruptuar dhe do të hapim mundësinë për njerëz të rinj, kompetent dhe me energji për t’i kontribuar kauzës tonë kombëtare.”
Nuk e dimë nëse duhet besuar kryetarit të LD-së, apo ish nënkryetarit të BDI-së i cili për pozicione të tija politike vendosi të braktisë rrugëtimin e tij me Ali Ahmetin.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close