LajmeMaqedoniSport

Mexhiti pret në takim përfaqësuesit e KF. Bashkimi dhe KF.Arsimi që u kualifikuan në ligë të parë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka pritut në takim përfaqësuesit e KF. Bashkimi nga Kumanova dhe të KF. Arsimi nga Çegrani të cilët u ngjitën në ligën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24

“I përgëzova për këto arritje të rëndësishme dhe ju urova suksese të mëtejshme në sfidat e reja që i presin. U theksova se mbështetja institucionale për sportin dhe për klubet shqiptare do të jetë gjithmonë pjesë e angazhimit tim. Sukseset e tyre janë dëshmi se me punë dhe përkushtim, çdo komunitet mund të ngjitet më lart. Sporti na bashkon dhe na forcon si kolektiv” shkruan Mexhiti.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close