
Propozim-ligji për mbrojtësit është një nga iniciativat e opozitës destruktive BDI, dhe në këtë rast LSDM-së së keqpërdorur, sepse e njëjta LSDM deri dje luftonte për koncept qytetar, vlerësoi sot zëvedëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti dhe shtoi se nuk do të shkojnë atje ku dëshiron t’i çojë opozita.
Qeveria, siç tha, do të ndajë një miliardë euro për zgjidhjen e problemeve konkrete reale të të gjitha komunave dhe të gjithë qytetarëve në shtet, dhe nuk do t’i ketë prioritet çështjet e tilla dhe njëherësh nuk do të lejojë të shkojmë atje “ku dëshiron të na çojë opozita destriktzive”.
“Fokusi i kësaj qeverie është lufta kundër korrupsionit që është kancer për këtë shoqëri. Ajo luftë do të jetë e pakompromis për kthimin e besimit në gjyqësor, ndërsa fokusi kryesor do të jetë edhe zhvillimi ekonomik, edhe standardi i qytetarëve me referencë të veçantë te decentralizimi”, potencon Mexhiti.



