
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme ka ndarë trembëdhjetë vendime për trembëdhjetë mësimdhënës në komunën e Çairit duke premtuar se ky proces do të vazhdoj edhe në të ardhmen, që secili i angazhuar me kontratë mbi vepër të ketë mundësinë të pajiset me vendim për punësim të përhershëm, shkruan Top24
“Sot, Komuna e Çairit ka dhënë 13 vendime për punësim të përhershëm për 13 mësues, të cilët më parë ishin të angazhuar me kontrata mbi vepër. Ky proces do të vazhdojë edhe në të ardhmen, që secili i angazhuar me kontratë mbi vepër të ketë mundësinë të pajiset me vendim për punësim të përhershëm.
Fokusi ynë mbetet krijimi i vendeve të sigurta të punës për të gjithë, kështu duke ndërtuar institucione funksionale dhe një administrate të konsoliduar.
Vazhdojmë…”



