
Ministri i Shëndetësis Fatmir Mexhiti ishte pjesëmarës në Kongresin e 14-të Ballkanik për Gjenetikën e Njeriut dhe Takimin e 9-të për Sëmundjet e Rralla të Evropës Juglindore,shkruan Top24.
Fatmir Mexhiti: ” Pata nderin të marr pjesë në Kongresin e 14-të Ballkanik për Gjenetikën e Njeriut dhe Takimin e 9-të për Sëmundjet e Rralla të Evropës Juglindore.
Ky kongres ndërkombëtar mbledh së bashku shkencëtarë, studiues, mjekë dhe profesionistë të industrisë për të ndarë gjetjet dhe zhvillimet e tyre më të fundit në fushën e gjenetikës.
Besoj se këto diskutime do të kenë një rëndësi të madhe për avancimin e ekspertizës së personelit mjekësor në vendin tonë për sëmundjet e rralla.
Në fokus timin, mbetet kujdesi ndaj pacientëve, si dhe angazhimi për rritjen e buxhetit për një numër më të madh të terapive në dispozicion për personat me sëmundje të rralla që nuk kanë qenë deri më tani në vendin tonë.





