LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti: Drejtori i OBSH-së për Evropën d-r. Hans Kluge theksoi Maqedoninë e Veriut si shembull të suksesshëm për përmirësimin e kujdesit parësor shëndetësorë

Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti po mer pjesë në sesionin e 73-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Evropën, në Astana, Kazakistan së bashku me Ministrat e Shëndetësisë dhe delegatë të nivelit të lartë nga 53 vendet anëtare të Rajonit Evropian të OBSH-së, si dhe përfaqësues të organizatave partnere dhe shoqërisë civile. Mexhiti ka falenderuar drejtorin e OBSH-së për Evropën d-r. Hans Kluge i cili theksoi Maqedoninë e Veriut si shembull të suksesshëm për përmirësimin e kujdesit parësor shëndetësorë, shkruan Top24

Falënderoj d-r. Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën, që e theksoi Maqedoninë e Veriut si shembull të suksesshëm për përmirësimin e kujdesit parësor shëndetësor (KSHP).
I nderuari Dr. Kluge e hapi
Sesionin e 73-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Evropën, në Astana, Kazakistan, ku po marr pjesë së bashku me Ministrat e Shëndetësisë dhe delegatë të nivelit të lartë nga 53 vendet anëtare të Rajonit Evropian të OBSH-së, si dhe përfaqësues të organizatave partnere dhe shoqërisë civile.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, me ndihmën e OBSH-së, ka investuar mund dhe përpjekje për zbatimin e reformave në KSHP, funksionimi i mirë i së cilës po fiton njohje në mbarë botën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close