LajmeMaqedoni

Mexhiti: Biri i Kumanovës erdhi në tokën e Dardanisë, pa i lëvizur asnjë fije çerpiku e dha jetën për Kosovën

Izet Mexhiti

 

Biri i Kumanovës erdhi në tokën e Dardanisë, pa i lëvizur asnjë fije çerpiku e dha jetën për Kosovën, të cilën e kishte ideal e dashuri të zjarrtë. Sot, Ismet Jashari ka ditëlindjen, që është ditë përkujtimi për këtë tribun të pashuar të kombit.

 

Ndonëse jetonte në Zvicrën e begatë, Jashari ishte flamurtar i luftës për çlirimin e Kosovës, sepse ishte frymëzuar e brumosur me rrëfimet e burrave të legjendave të Karadakut. Komandant Kumanova ishte i palëkundur si malet e Karadakut, i vendosur si kullat shqiptare, qendrestar deri në pikën e fundit të shpirtit të etur për lirinë e Kosovës.

 

I doli zot Kosovës, sepse betimi për liri e kombi janë mbi gjithçka. Sot, komandant Kumanova është ylli polar në panteonin e dëshmorëve të UÇK-së e kombit tonë. Heroizimi i komandant Kumanovës është dritë udhëzuese e horizontçelëse. Është një kumt i përditshëm për të mos u ndalur dhe për të punuar për realizimin e idealeve të dëshmorëve.

 

Përkundër trajtës së tij fizike, Ismet Jashari është në mesin tonë, sepse dëshmorët kanë vetëm ditëlindje. Duke jetuar në përjetësi, komandant Kumanova do të jetë përjtësisht në jetën e kombit shqiptar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close