Mexhiti: 20%’ është etiketë që nuk përcakton përmbajtjen
28 Prill, 2026
1 minute read
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar lidhur me 20% në e shqiptarëve në kushtetuese duke “nuk është as e saktë as e vërtetë se ‘20%’ është etiketë që nuk përcakton përmbajtjen. Përkundrazi, përmbajtja kushtëzohet nga ‘20%’”, shkruan Top24
Mexhiti më tej shton se “Përmes relativizimeve të këtilla për më shumë se 20 vjet nuk arritën që të sigurojnë bazën juridike për barazi të plotë gjuhësore mes shqipes dhe maqedonishtes. Prandaj, kur sot përpiqen të ngrejnë dofarë alarmesh për gjoja se zhbërjen e shqipes, unë vetëm do t’i pyes publikisht: Sa funksionarë të tyre dhe sa fëmijë funksionarësh e kanë dhënë provimin e jurisprudencës në maqedonisht dhe pse? Përse udhëzimet, historitë, anamnezat dhe shkresat tjera medicinale vazhdojnë të jenë vetëm ne maqedonisht dhe asnjëherë nuk kanë qenë edhe në shqip? Përse Banka popullore si edhe bankat komerciale nuk e kanë komunikimin e shkruar edhe në shqip, përpos maqedonishtes?!, shkruan Mexhiti.
Postimi o plotë i Izet Mexhiti:
Arsyetimi se ‘20%’ është vetëm etiketë ndërsa në kllapa qëndron ‘gjuha shqipe’ tingëllon sikur arsyetimi se vendosja e Kosovës nëpër fusnota në forumet ndërkombëtare nënkupton që Kosova është shtet i njohur plotësisht në arenën ndërkombëtare, ndërsa realiteti është më ndryshe.
Nuk është as e saktë as e vërtetë se ‘20%’ është etiketë që nuk përcakton përmbajtjen. Përkundrazi, përmbajtja kushtëzohet nga ‘20%’.
Përmes relativizimeve të këtilla për më shumë se 20 vjet nuk arritën që të sigurojnë bazën juridike për barazi të plotë gjuhësore mes shqipes dhe maqedonishtes.
Prandaj, kur sot përpiqen të ngrejnë dofarë alarmesh për gjoja se zhbërjen e shqipes, unë vetëm do t’i pyes publikisht:
Sa funksionarë të tyre dhe sa fëmijë funksionarësh e kanë dhënë provimin e jurisprudencës në maqedonisht dhe pse?
Përse udhëzimet, historitë, anamnezat dhe shkresat tjera medicinale vazhdojnë të jenë vetëm ne maqedonisht dhe asnjëherë nuk kanë qenë edhe në shqip?
Përse Banka popullore si edhe bankat komerciale nuk e kanë komunikimin e shkruar edhe në shqip, përpos maqedonishtes?!
Përse Kadastra nuk ka evidencë dhe nuk lëshon fleta pronësie, çertifikata e vërtetime edhe në shqip?!
Në cilën gjuhë punon administrata e qytetit të Shkupit?!
Çfarë gjuhe përdorin avokatët, noterët dhe përmbaruesit në punët e tyre? A kanë të drejtë që në procedura dhe në komunikim të shkruar ta përdorin gjuhën shqipe?!
Këta janë vetëm disa shembuj që shpjegojnë në praktikë çfarë përmbajtje dhe çfarë statusi i kanë dhënë për dy dekada gjuhës shqipe. Mjaft e gënjyet popullin nëpër studio televizive! Me gjuhën shqipe janë bërë pazare politike dhe kaosi i shkaktuar është vetëm pasojë e pazareve për pushtet.
Për këto tema kam biseduar dje në Tiranë. Që të mos ketë më shumë dilema.