LajmeShowbiz

Mevlani: E kam problem të fle natën pa burrë

Armina Mevlani ka treguar detaje nga dasma e saj me Shkëlzen Berishën. Çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre rreth 10-vjeçare në martesë në fund të muajit. Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja në emisionin “Goca dhe Gra”, ndërkohë që nuk e zbuloi ditën e dasmës.

Ndër të tjera blogerja tha se për datën kishte rënë dakord dhe vjehrri i saj, ish-kryeministri Sali Berisha dhe se Argita (kunata e saj) e ka ndihmuar shumë me organizimin.

Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta.

Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë.

Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj.

Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës.

Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”- tha Mevlani për “Goca dhe Gra”.

Ajo ka ndarë dhe një “hall” që e mundon.

Armina Mevlani tha se e ka problem që të flejë pa bashkëshortin e saj të ardhshëm, Shkëlzen Berisha.

Po ashtu, ajo shtoi se edhe partneri i saj kishte të njëjtin problem.

“Unë e kam shumë problem. Nuk më zë gjumi pa e pasur burrin në krevat.

Për udhëtime mezi ia dal. E marr me video. Flasim me njëri-tjetrin.

Por edhe ai më thotë që kur ti nuk je, s’jam aq rehat kur ti je.

Kemi 9 vite që bashkëjetojmë,” tha Armina.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close