LajmeRajonTopLajm

Meta: Të hetohet “aktivisti” i Ramës/ PD: Aplikacioni përdoret edhe nga gjyqtarë e prokurorë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar aplikacionin “Aktivisti” të ndërtuar nga Partia Socialiste, duke e  akuzuar mazhorancën për shantazh dhe presion ndaj punonjësve të administratës në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në një konferencë për gazetarët, Meta i beri apel prokurorisë të hetojë Partine Socialiste, pasi sipas tij kjo përbën krim elektoral.

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

“Keqpërdorimi i punonjësve të administratës publike dhe institucioneve më të larta të drejtësisë në funksion të propagandës së gënjeshtërt të “Rilindjes” dhe të zgjedhjeve vendore të 14 majit, nëpërmjet shantazhit, intimidimit dhe presionit, meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm.”

Përveç thirrjes për organet e drejtësisë që të hetojnë Partinë Socialiste, Meta u beri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës në 11 shkurt.

Partia Demokratike gjithashtu ka denoncuar aplikacionin “Aktivisti”, por ndryshe nga aleati i saj Meta, partia me e madhe e opozitës nuk beson te drejtësia, pasi sipas saj aplikacioni përdoret edhe nga gjyqtarë e prokurorë.

FLORIANA GARO

ZEDHENESE E PD

“Qindra prej tyre gjenden në listën e abonentëve të këtij aplikacioni. Qindra prej tyre në shkelje të detyrës, statusit dhe ligjit bëjnë propagandë për Partinë Socialiste dhe qeverinë.

Gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme. Gjykatësit dhe prokurorët nga rrethet janë të pafund. Kujt t’i bësh thirrje në këtë rast?”

Opozita u ka bërë thirrje qytetarëve të reagojnë kundër qeverisë Rama, duke u bashkuar në bulevardin “Dëshmoret e kombit” mesditën e 11 shkurtit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close