LajmeRajon

Meta në 24 vjetorin e çlirimit: Çdo shqiptar ndihet krenar dhe i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën në rastin e 24 vjetorit të çlirimit, duke e quajtur Kosovën faktor kyç për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon.

‘’Gëzuar 24-vjetorin e lirisë Kosovë e dashur!’’, shkroi Meta në rrjetin social ‘’Twitter’’.

Meta tha se sot në Ditën e Çlirimit të Kosovës, çdo shqiptar ndihet krenar për arritjet e Republikës së Kosovës.

‘’Sot në Ditën e Çlirimit çdo shqiptar ndihet krenar dhe i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, zhvillimit të pandalshëm dhe avancimit solid në proceset integruese europiane dhe euro-atlantike’’, tha Meta.

Ai e quan Kosovën faktor kyç i provuar për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, duke kujtuar se edhe pse Kosova është shteti më i ri i rajonit, është bërë shembull për shumë fusha.

‘’Faktor kyç i provuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon! Model frymëzues i ndërtimit të shtetit ligjor! Edhe pse shteti më i ri i rajonit Kosova është bërë një shembull për zgjedhjet e lira, demokracinë funksionale, mirëqeverisjen dhe llogaridhënien!’’ shtoi Meta.

Ndër të tjera ai shpreh mirënjohje ndaj NATO-s dhe vendeve demokratike mike, që e ndihmuan Kosovën për liri.

‘’Mirënjohje dhe thellësisht falënderues për NATO-n dhe vendet demokratike mike, që i dhanë fund gjenocidit dhe kurorëzuan aspiratën shekullore për liri!’’, tha ndër të tjera Meta.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close