LajmeTeknologji

Meta do të shkurtoj mijëra vende pune muajn e ardhëshëm për shkak të IA-së

Meta do të shkurtojë mijëra vende pune muajin e ardhshëm, duke shpenzuar më shumë se kurrë për projekte të inteligjencës artificiale (IA).

BBC raporton se kompania u tha punonjësve në një memo të enjten se kishte ndërmend të shkurtonte 10% të fuqisë punëtore – rreth 8,000 punonjës. Gjithashtu tha se nuk do të mbushte mijëra pozicione të tjera të lira për të cilat po punësonte.

Sipas BBC, një nga arsyet kryesore për shkurtimet e vendeve të punës është rritja e shpenzimeve të Metës në fusha të tjera të kompanisë, përfshirë IA-në, për të cilën do të shpenzojë 135 miliardë dollarë këtë vit. Sipas një personi që pa memon e cituar nga BBC, kjo shumë është afërsisht e barabartë me atë që ka shpenzuar për IA-në gjatë tre viteve të fundit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close