Messi e Alvarez dhurojnë spektakël, Argjentina finalistja e parë e Botërorit “Katar 2022”

Argjentina është finalistja e parë e Botërorit të Katarit. Lionel Messi me shokë ia dolën të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Kroacisë dhe siguruan kalimin për herë të 6 në histori, në finale e një kupe Bote.
Lionel Messi ishte protagonist absolut mbrëmjen e sotme, pasi shënoi golin e parë me penallti dhe asistoi të tretin, pas një zbritjeje spektakolare, por nuk mbeti pas as Julian Alvarez, që shënoi dy gola dhe fitoi penalltinë.
Dorëzim pa kushte i Kroacisë, që u përpoq të mbajë kontrollin e topit, por pas pësimit të golit të parë në minutën e 34-t, u zhduk nga fusha dhe nuk arriti të shënojë qoftë edhe një gol nderi, duke mbyllur aventurën në Botëror, pikërisht në gjysmëfinale.
Argjentinë – Kroaci 3-0 :
69’ – Spektakolar Lionel Messi, që i zhvlerëson gjithë paraqitjen e deritanishme kroatit Gvardiol, duke e dribluar disa herë dhe në fund shërben për Alvarez, i cili e dërgon lehtësisht në rrjetë.
58’ – Kombinim mjaft i bukur mes Messit dhe Fernandezit, por goditja e kapitenit argjentinas grushtohet nga Livakoviç.
42′ – Pranë golit të tretë Argjentina, por Livakoviç grushton goditjen e Mac Allister…
39’ – Goooooool. Galopim spektakolar i Alvarez, nga mesi i fushës, teksa topi i del edhe me fat, duke e dërguar në rrjetën e Livakoviçpër herë të dytë. Festë Argjentinase në Katar.
Gooooool. Zhbllokohet gjysmëfinalja e parë e Botërorit, me Lionel Messin, që ekzekuton në mënyrë perfekte penalltinë dhe i jep Argjentinës avantazhin ndaj Kroacisë.



