LajmeShowbiz

Merr propozim për martesë nga fansi gjatë një koncerti, Dua Lipa: S’mund të martohem

Shumica e artistëve marrin propozime të ndryshme nga fansat e tyre gjatë koncerteve që ata mbajnë.

Së fundi, propozim për martesë ka marrë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkruan lajmi.net.

Dua pa një djalë në publik që ishte veshur me një bluzë ku i kërkonte të martohej me të.

Kjo video po bëhet virale në ‘TikTok’.

Teksa shikon në turmë, Dua thotë: “Po përpiqem ta lexoj bluzën tuaj, çfarë thotë ajo?”.

Ai i thotë “Marry me Dula Peep”, duke iu referuar një pseudonimi që fansat ia kanë vënë asaj.

Dua shfaqet e qeshur, ndërsa turma bën zhurmë.

“Fatkeqësisht nuk mund të martohem me ty, por mund ta dedikoj këtë këngë nëse dëshiron?”, shprehet Dua.

Related Articles

Back to top button
Close
Close