LajmeRajonTopLajm

Merkel mbërrin në Serbi, pritet në aeroport nga presidenti Vuçiç

Kancelarja Angela Merkel u prit pasditen e kësaj të hëne në aeroport nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Ajo mbërriti në aeroportin “Nikola Tesla” rreth orës 16:10.

Nesër, Merkel do të zhvillojë një vizitë zyrtare edhe në Tiranë. Sipas axhendës së publikuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave.

Takimin e parë “kokë më kokë”, kancelarja gjermane do ta ketë me kryeministrin Edi Rama.

Me pas takimet do të zhvendosen në Tirana Business Park, pikërisht në një nga investimet kryesore gjermane në vendin tonë.

Kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, bashkë me kancelaren gjermane do të ulen në një tryezë të përbashkët, ku i gjithë diskutimi do të jetë për arritjet, objektivat dhe qasjen ndaj “Procesit të Berlinit”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close