
Një fotografi që ka nisur të qarkullojë në rrjete sociale ka ngjallur menjëherë reagime. Në të shihen moderatorit Meriton Mjekiqi dhe aktorja Erjola Doçi duke shkëmbyer një puthje, çka u interpretua në shumë media si konfirmim i një romance mes tyre.
Por, sipas informacioneve të siguruara nga AlbanianPost, fotografia nuk dëshmon një lidhje intime, por është pjesë e një skene filmike që dyshja kanë xhiruar së bashku. Projekti kinematografik është në zhvillim prej kohësh dhe ka përfshirë emra të njohur të showbizit shqiptar.
Në kastin e filmit, muaj më parë, është përmendur edhe Lumbardh Salihu, fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut për përmbajtjen e këtij produksioni.
Për momentin nuk ka detaje të tjera mbi subjektin e filmit, por fotografia e shpërndarë ka treguar fuqinë e imazhit për të ndezur debate dhe të përdoret për një fushatë virale të marketingut.



