LajmeMaqedoniTopLajm

Mërgim Shabani zgjidhet kryetar i degës së ASH-së në Bogovinë

Dega e Aleancës për Shqiptarët në komunën e Bogovinë në kuvendin e sotëm ka zgjedhur për kryetar Mërgim Shabanin, shkruan Top24

Të nderuar bashkëpartiakë, aktivistë dhe qytetarë të dashur të Komunës së Bogovinës,

Me ndjenjë të thellë mirënjohjeje, dëshiroj t’ju njoftoj se kam marrë besimin e plotë për të udhëhequr degën e Aleancës për Shqiptarët në Bogovinë. Ky rrugëtim është një privilegj dhe detyrim i madh ndaj secilit prej jush.

Dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për kuvendarët të Degës së Bogovinës të cilët me votën dhe përkrahjen e tyre më besuan këtë detyrë.

Një falënderim i veçantë i takon Kryetarit z.Arben Taravari për mbështetjen, besimin dhe vizionin e përbashkët për avancimin e proceseve politike dhe shoqërore.

Na priftë e mbara dhe faleminderit nga zemra!

Me respekt,

Mërgim Shabani

Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët – Bogovinë

Related Articles

Back to top button
Close
Close