
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një takim me banorë të fshatit Burojë të Skënderajt.
I pranishëm ka qenë edhe deputeti i tanishëm dhe kandidati për deputet, Mërgim Lushtaku.
“Të bashkuar e të pandalshëm drejt fitores së 9 shkurtit! Të fala nga Buroja e Hashim Thaçit!”, ka shkruajtur Lushtaku në një postim në Facebook.



