LajmeMaqedoniTopLajm

Menduh Thaçi sot feston ditëlindjen ja sa vjet i bëni sot ai!?

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot feston 61-vjetorin e lindjes. I lindur më 3 mars 1965, ai është një nga figurat më të njohura të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24

Thaçi për vite me radhë ka qenë kryetar i Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimet politike në vend. Karriera e tij politike është karakterizuar nga qëndrime të forta dhe debate të shumta në skenën publike në mbrojtje të çështjes shqiptare rreth të cilës ka qenë i pa kompromistë.

Gjatë angazhimit të tij, ai ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme politike, përfshirë periudha qeverisjeje dhe opozite. Emri i tij mbetet i lidhur ngushtë me transformimet politike të shqiptarëve në vend pas viteve 2000 dhe me kontributin e jashtëzakonshëm në luftën e Kosovës dhe luftën e vitit 2001.

Me rastin e 61-vjetorit, mbështetës dhe bashkëpunëtorë të tij kanë shprehur urime dhe vlerësime për kontributin e tij në jetën politike në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close