MaqedoniTopLajm

Menduh Thaçi para takimit me Zaevin

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një deklaratë për media para takimit me Zoran Zaevin bëri të ditur se takimi është thirrur për shkak të dorëheqjes së tij. Thotë se nuk pret ndonjë zhvillim dramatik, por duke shtuar se do të kërkoi që të mos dorëhiqet.

“Ky takim u thirr për shkak të dorëheqjes së kryeministrit. Nuk pres ndonjë zhvillim dramatik. A do të kërkoni që të mos dorëhiqet? Po sigurisht. Jo vetëm për shkak që është fillu mandati. Arsyeja gjenerale është se po i mohohet legjitimiteti kryeministrit. Kryetar i LSDM-së është diçka tjetër. Po ta analizojmë legjitimitetin e marrë në këto zgjedhje nga ana e Qeverisë dhe opozitës prapë legjitimiteti është në anën e qeverisjes. Nuk shoh zhvillime dramatike. Besoj se situata do të rikthehet aty ku ishim para 2-3 javësh”, tha kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas takimit me kryeministrin Zaev

Related Articles

Back to top button
Close
Close