LajmeMaqedoni

Menduh Thaçi ia msynë Likovës, Burhan Murati kandidati PDSH-së për këtë komunë

Dje në Sllupçan u mbajt Kuvendi i Degës së PDSH-së Dega Likovë ku ishte prezent edhe kryetari i partisë Menduh Thaçi. Kuvendi zgjodhi kryetarin e ri të degës Hevzi Jashari.

Kryetari i deritashëm i degës Ragmi Isufi si dhe tre anëtarë tjerë u zgjodhën anëtarë të kuvendit qendror të partisë. Gjithashtu kuvendi zgjodhi edhe kandidatin e mundshëm për kryetar të Komunës së Likovës, Burhan Murati.

Në fjalën e tij përshëndetëse në kuvendin zgjedhor, pasi uroj kryetarin e posa zgjedhur të degës, Thaçi theksoi se me kandidaturën e mundshme për kryetar komune të Burhan Murati së bashku me ekipin e këshilltarëve PDSH do t’ju ofrojë mundësi që njëherë e përgjithmonë Komuna e Likovës të lirohet nga kthetrat e BDI-së e cila me vite e ka ngulfatur këtë rajon.

Related Articles

Back to top button
Close
Close