
Gjykata Themelore Penale – Shkup sot shpalli aktgjykimin për rastin “Titanik 2”, lëndë e cila ka te bëjë me parregullsitë në zgjedhje për të cilat mes tjerash akuzohen ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov i cili denohet me 2 vjet burg dhe lideri i PDSH-se, Menduh Thaçi shpallet fajtor dhe dënohet githashtu me 2 vjet heqje lirie.
Sasho Mijallkov dënohet me 2 vet burg, Menduh Thaçi dënohet me 2 vjet burg
Bedredin Ibrahimi dënohet me 2 vjet burg, i llogaritet dhe koha e paraburgimit.
Aneta Stefanovska dënohet me 2 vjet burg, VIlatko Shajkovski dënohet me 2 vjet burg dhe Sasho Srcev gjithashtu dënohet me 2 vjet burg.
Në seancen e some nuk moren pjese Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi.
Ndryshe me aktgjykimin e pare të shpallur më 8 mars 2019, të akuzuarit u denuan me 19 vjet e 8 muaj burg, por në dhjetor të po atij viti, Gjykata e Apelit ne Shkup e prishi aktgjykimin dhe e ktheu lënden në rigjykim./Alsat



