
Drejtori i byros për zhvillim rajonal, Dauti Memishi i ftuar në emisionin Debat Plus, ka diskutuar rreth projekteve për vitin 2025 që kjo byro ofron për komunat. Memishi gjithashtu ka deklaruar se qeveria e kaluar ka punuar në mënyrë absurde ka dhënë pëlqime dhe ka nënshkruar projekte pa i siguruar mjetet.
“Si byro jemi të angazhuar në zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ka qenë interesant se si qeveria e kaluar ka nënshkruar dhe ka dhënë pëlqime për projekte pa i siguruar mjetet dhe kjo na ka penalizuar, sepse qendrat dhe komunat kanë bërë presion që t’ju lëshohen mjetet edhe pse ato mjete nuk kanë qenë të siguruar”, deklaroi Memishi.
Gjithashtu ai deklaroj se kjo qeveri me kredinë hungareze do të përmisoj dukshëm gjendjen nëpër komuna, sidomos në infrastruktur, uji të pijshëm dhe në kanalizime.



