
Informacionet nga Klinika e fëmijëve që jepen jozyrtarisht shpesh kanë tendencë politike, dhe nuk e kanë me rëndësi jetën e fëmijëve, por karriken e drejtorit! Kështu thotë drejtori i Klinikës së Fëmijëve pas publikimit të lajmit se mbrëmë, ka vdekur një vajzë 5-vjeçare, dhe e cila për dy javë po trajtohen në këtë Klinikë.
Drejtori Memedit duket se i pengojnë rrjedhjet e informacioneve jashtë Klinikës, ndërsa nga ana tjetër lavdërohet se sa ushtron detyrën e drejtorit, e ka ul numrin e fëmijëve të vdekur në këtë Klinikë, megjithëse brenda 1 muaji, tre fëmijë vdesin dhe përgjegjësi akoma nuk është për asnjë rast.
Në ndërkohë, BDI sot nëpërmjet një ragimi ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i klinikës pediatrike për, siç thuhet në reagim, vdekjet e përditshme të foshnjeve në spitalet që drejtohet nga kuadrot e Izet Mexhitit dhe Arben Taravarit.
“Spitalet u shëndëruan në ferr për pacientët ku po vdesin foshnje çdo ditë, ndërsa Taravari shëtit botën dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi. VLEN, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari, reagojnë vetëm kur ju cënohet kumbaria me bosin e bixhozit në vend, përkrahësin e tyre më të madh. Gjithmonë kur Taravari është ministër i shëndetësisë, vdekja e pacientëve bëhet përditshmëri”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Postimi i plotë i drejtorit Rexhep Memedi:
Të nderuar qytetarë,
informacionet nga Klinika e fëmijëve që jepen jooficialisht shpesh kanë tendencë politike, dhe nuk e kanë me rëndësi jetën e fëmijëve por karriken e drejtorit!
Fëmijët janë më të dashurit tanë, jeta e secilës fëmijë vlen më shumë se gjithçka tjetër, por për hirë të së vërtetës dhe për dijeni të opinionit detyrohem të publikoj të dhëna statistikore zyrtare nga Klinika e fëmijëve!
Në këtë tabelë qartë është e dukshme se në vitet e kaluara- kur në pushtet dihet kush ka qenë- vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë deri edhe 3 herë më e lartë në krahasim me këtë vit! Ka pasur mesatarisht deri 9 vdekje në muaj!
Për këto informacione zyrtare dhe të tjera, javën e ardhshme do ta njoftoj opnionin përmes mediave elektronike, në Press konferencë.
Në këto 4 muaj, sa jam u.d drejtor i Klinikës Univerzitare për sëmundje të fëmijëve, gjatë skanimit të gjendjes në Klinikë kam hasur në shumë probleme të shtresuara me vite të tëra e të pazgjidhura! Disa prej tyre janë defekte me rezik të lartë, të cilat i kemi adresu me urgjencë dhe tani jemi në fazën e sanimit të tyre.
Opinioni do të jetë i informuar me kohë për të gjitha punimet që jemi duke realizuar në Klinikën e fëmijëve.



