LajmeMaqedoniTopLajm

Memdi: Dje e patë tentativën e radhës për manipulim në emër të Aleancës për Shqiptarët, nga kryemanipulatori Arben Taravari

Një ditë pas kongresit të jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët krahu i Taravarit, para gjykatës themelore në Tetovë përmes një press konference ka reaguar nënkryetari i ASH-së krahu i Selës, Remzi Memedi i cili theksoi se Aleanca për Shqiptarët nuk ka pasur kongres dhe se dje e patë tentativën e radhës për manipulim në emër të Aleancës për Shqiptarët, nga kryemanipulatori Arben Taravari, tha Memedi, shkruan Top24

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë Të nderuar përfaqësues të mediave Dje e patë tentativën e radhës për manipulim në emër të Aleancës për Shqiptarët, nga kryemanipulatori Arben Taravari. Dje u shfaq edhe një herë shëmtia me gjithë atributet qe i ka një shëmti. Gënjeshtari përsëri lëshoi një lum gënjeshtrash në misionin e tij prej servili shërbetor në shërbim të kuzhinave që shqiptarëve as në të kaluarën, por as edhe sot nuk ia deshtën e nuk ia duan të mirën. Ekzekutori i urdhëresës së Hristijan Mickoskit të lëshuar publikisht në mjetet e informimit, tre javë përpara se ikanaku te ik dhe të ndajë Aleancën për Shqiptarët akuzoi për ndarje. Dje nuk kishte kongres Aleanca për Shqiptarët, as të rregullt e as të jashtëzakonshëm, por një gymysh spektakël alla Taravarçe, një farsë të turpshme me qëllim të manipulimit të opinionit. Të drejtat, obligimet dhe rregullat e sjelljes brenda Aleancës për Shqiptarët janë të shkruara në Statutin e Aleancës për Shqiptarët. Per tu quajtur kongres ahengu i djeshëm duhej pjesmarrës të ketë delegatët e kongresit të zgjedhur në Kongresin e rregullt të ASH në vitin 2022 dhe që janë të regjistruar në Gjykatën Themelore të Tetovës, mandati i të cilëve me statut zgjat katër vite, pra deri në vitin 2026. Për tu quajtur i rregullt, vendimin për tu shpall Kongresi i rregullt e merr Kuvendi i Partisë dhe vendim të tillë nuk ka. Për tu quajtur i jashtëzakoshëm përsëri duhet të thirren delegatët që janë të deleguar dhe mandatuar nga anëtarsia e ASH-së. Dje nuk kishte delegatë ahengu por kishte njerez, edhe nga partitë tjera një pjesë e madhe e të cilëve e kanë luftuar në frymë e në gërmë Aleancën për Shqiptarët, kurrë anëtarë të saj s’kanë qenë dhe as kanë për të qenë, ishin toge pushkatimi që bashkë me Arben Taravarin po bënin përpjekjen e fundit për të ekzekutuar Aleancën për Shqiptarët. Natyrisht që nuk do të ja arrinë. Për më shumë mënyrën se si zgjidhen delegatet e kongresit e përcakton neni 25 i statutit në fuqi. Ne mungesë delegatësh s’ka kongres, në mungesë delegatësh s’ka vendime legjitime e as legale, prandaj farsa e djeshme ngelet farsë e azgjë më shumë. Duke patur parasyshë se nuk ka një vendim të plotfuqishëm të gjykatës, kongresi mbahet me shumicën e delegatëve të regjistruar në gjykatë nga kongresi i fundit zyrtar dhe legjitim. Këtë shumicë e kishim vetëm ne në kongresin e IV ku Ziadin Sela u zgjodh kryetar. Ndërkaq dje edhe vetë Taravari e pranoi se ka mbajtur një tentim për kongres. Andaj ju bëjmë thirje që të mos keqpërdorni emrin e Aleancës për Shqiptarët sepse Aleanca për Shqiptarët ka kryetarin legjitim, zotin Sela, ka organet legjitime, kryesinë dhe kuvendin qendror legjitim. I bëjmë thirje Gjykatës që të merr parasyshë këtë që tham më lartë, ligjet dhe statutin në fuqi, dokumentet dhe listën e saktë të delegatëve dhe të mos bien pre e manipulimeve dhe mashtrimeve që bëhen përmes spektakleve të tilla. Ata që u mblodhën dje, nga Taravari e deri te anëtarët e tjerë që improvizuan se u zgjodhën diçka, nuk janë legjitim dhe janë të shkarkuar nga Kongresi paraprak. Ata mund të thërasin kongres për formim të një subjekti të ri politik, ose të bëhen degë e Mickoskit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close