
Nuk ka nevojë për panik për situatën e re me ethet hemorragjike krime-kongo, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive.
Ai për AIM theksoi se në të ardhmen e afërt nuk priten raste të reja të etheve hemorragjike krime-kongo.
“Për sa i përket gjendjes, cilat janë simptomat, cilat janë ndërlikimet e mundshme, çfarë mund të bëhet për të parandaluar sëmundjen, mendoj se Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë informacion për të. Komisioni për Sëmundjet Infektive qëndron absolutisht pas gjithçkaje që bën Instituti i Shëndetit Publik, masave që merren dhe rekomandimeve që jepen”, theksoi ai.
Nga ajo që panë, shtoi ai, rasti i parë ishte një rast i infeksionit të drejtpërdrejtë dhe i dyti me gjasë ishte transmetuar përmes gjakut të kontaminuar.



