
Mediat në gjuhën maqedonase i kanë dhënë hapsirë të veçantë vendimit të ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari për kthimin në funksionin drejtor medicinal të Marjan Shokarovskit i cili u shkarkua nga parardhësi i Taravarit, Ilir Demiri tha se rastin e ka denoncuar edhe në prokurori, dhe kërkon masa urgjente nga organi akuzës. Ka dy arsye për shkarkimin e tyre, kurse në vend të tij do të vihet një ekspert jashtë klinikës. Dyshimet janë se kanë keqpërdorur shuma të majme parash për ekspertët, derisa bilanci i vdekshmërisë është rritur te pacientët e sëmurë.
“Sot kuptova që janë 170 histori të pacientëve të cilët kanë pasur intervenime në Klinikë, por nuk janë futur as në platformën ‘Termini im’ dhe nuk kanë pasur fletë lëshim apo certifikatën e vdekjes dhe ky numër ndryshon statistikat që janë zyrtare, kjo është njëra. E dyta, Programi për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, e udhëheqë Aleksandra Eftimova dhe prej vitit 2011 paguhen nga 700 euro mëditja ditore, ekspert me renome botërore, por janë nga Serbia përkatësisht Qendra Dedinje. Sot e kam shkarkuar Aleksandren sepse nuk jep informacione çfarë bën dhe çfarë biografie kanë këta ekspertë”, tha Ilir Demiri, Ministër i Shëndetësisë.




