
Georgina Rodríguez u transferua në Riad të Arabisë Saudite, për të shoqëruar Cristiano Ronaldon, që luan për Al-Nassr. E megjithëse ka vetëm pak kohë që ndodhet në atë vend, modelja tashmë është përshtatur me rutinat e reja në qytet.
Pasi u pa në një kënd lojrash me fëmijët në fundjavë, gjithashtu disa dite me pare e dashura e Cristiano Ronaldos është kapur duke bërë blerje në një supermarket.
Georgina Rodriguez elektrizoi fansat në rrjetet sociale me fotot e fundit selfie që publikoi në llogarinë e saj ku shfaqej joshëse e veshur me një fustan të kuq që tregonte hiret e saj. E dashura e Cristiano Ronaldos ishte stolisur me bizhuteri të shtrenjta teksa udhëtonte në makinë përpara se të shkonte në studion e filmit për serinë e dytë të I Am Georgina.
Çifti u transferua në Arabinë Saudite në janar pasi Ronaldo nënshkroi një marrëveshje prej 175 milionë paundësh me skuadrën e Pro League, El-Nassr. Shiko fotot:





